Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ryanair me bazë të re në Tiranë! Investim 300 milionë dollarë, kompania ajrore pritet të hapë 3 mijë vende pune në Shqipëri
Ryanair, kompania ajrore me rritjen më të shpejtë në Shqipëri, njoftoi se në prill 2026 do të hapë një bazë të re në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, me tre avionë Boeing 737-800. Ky investim që arrin vlerën 300 milionë dollar parashikon krijimin e mbi 3,000 vende pune në Shqipëri. “Politikat e qeverisë nën drejtimin e Ramës ulën taksën doganore nga 10 € në vetëm 1 €, që bëjnë një ndryshim të madh për të inkurajuar vizitorë të rinj të vijnë në Shqipëri. Por i rëndësishëm për ne është edhe transformimi i aeroportit. Në pranverën e vitit 2026, do të përfundohet zgjerimi i terminalit, me tetë porta imbarkimi të reja, dhe pa ato nuk do të kishim mundur të rrisnim aktivitetin këtu. Pra, kombinimi i uljes...