U arrestua pas vrasjes së Lulzim Vishës, lirohet Eduart Lami

U arrestua pas vrasjes së Lulzim Vishës, lirohet Eduart Lami

Gjykata e Tiranës liroi Eduart Lamin, i arrestuar në fillim të vitit menjëherë pas vrasjes së Lulzim Vishës. Pavarësisht versioneve jo zyrtare dhe shkaqeve reale se përse policia shkoi në banesë për të kryer kontrolle, teksa ishte vendosur në kërkim të autorëve të këtij krimi, autoritetet nuk gjetën indicie dhe prova për ta lidhur Eduart Lamin me ekzekutimin e Vishës. Ai u gjet fajtor vetëm për armëmbajtje pa leje dhe për këtë ishte dënuar me gjykim të shkurtuar me dhjetë muaj burgim, që gjatë seancës u konstatua se i kishte shlyer me kohën e paraburgimit. Për këtë arsye, gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të 37-vjecarit, i cili u prangos nga policia e Tiranës në banesën që i përkiste kushëririt të tij, Ervis Lami dhe ku...