Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Sateliti i BE fotografoi pasojet e zjarreve mbi Delvinë dhe Gramsh
Në Gramsh dhe në Delvinë, pasojat e zjarreve duken edhe nga hapësira. Pamjet satelitore të marra në 3 ditë nga sateliti “Copernicus” i BE nga e diela deri të mërkurën e 13 gushtit tregojnë për përmasa të frikshme të tymit të dalë nga vatrat gjigande në zonën e Gramshit dhe të Delvinës. Në Skënderbegas të Gramshit, dukshëm, flakët kanë prodhuar pasoja më të mëdha. Shqipëria nuk ishte e vetmja së cilës iu desh të përballej me zjarre të përmasave të mëdha. Imazhet satelitore dëshmojnë për situata dramatike dhe në ishujt e Kios dhe Zakinthos në Greqi apo Vezuvin në Itali, si dhe zjarre aktive pranë Transcoso, në Portugali. Zjarret në Siri dhe Turqi u dokumentuan edhe nga NASA krahas satelitit të BE