Oficeri futet mes zjarrit dhe shpëton të moshuarën në Gramsh

Oficeri futet mes zjarrit dhe shpëton të moshuarën në Gramsh

Gramshi është duke u përballur me orë të vështira, ndërsa zjarri po djeg pyje, shtëpi dhe bagëti. Në këtë skenë apokaliptike në ndihmë të forcave të zjarrfikëses kanë ardhur qytetarë dhe efektivë policie. Në prej tyre ka qenë oficeri i krimeve, Alfred Zhupani, i cili u hodh në mes të rrezikut për të shpëtuar jetë. Nga fotot e bëra virale në rrjet, por dhe nga dëshmitë e gramshiotëve, Zhupani, djali i Gramshit, mbajti në krahë një grua të moshuar dhe vrapoi mes flakëve të cilat përhapeshin me shpejtësi, pa menduar as për rrezikut, as për lodhjen.   Efektivi duke shpetuar te moshuaren Ndërkohë, zjarrfikësit kanë mundur të neutralizojnë zjarret në fshatin Skëndërbegas aty ku dhe situata paraqitej alarmante përgjatë orëve të fundit. Ministri i Mbrojtjes,...