Putin përgatitet për takimin në Alaskë: Trump po bën përpjekje të sinqerta

Putin përgatitet për takimin në Alaskë: Trump po bën përpjekje të sinqerta

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një takim me zyrtarët e lartë, për t’u përgatitur për samitin që do të mbajë në Alaskë të premten me homologun e tij amerikan Donald Trump. Agjecia e lajmeve ruse Tass, raporton se pas këtij takimi, Putin deklaroi se administrata amerikane po bën “përpjekje të sinqerta” për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë. Presidenti rus gjithashtu ka sugjeruar se Moska dhe Uashingtoni mund të arrijnë një marrëveshje për kontrollin e armëve bërthamore, e cila mund të forcojë paqen. Sipas Putinit, marrëveshjet mbi Ukrainën duhet të formojnë kushte afatgjata për paqe midis dy vendeve dhe në Evropë. “Në botë në tërësi, nëse arrijmë marrëveshje në sferën e kontrollit të armëve strategjike sulmuese deri në fazat e ardhshme (të negociatave)”, tha Putin përpara...