Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mbi 50 mijë ha të shkrumbuara, Shqipëria e para në rajon dhe Evropë për sipërfaqen e djegur
Shqipëria është vendi i parë në Rajon dhe Evropë për hapësirën me pyje e shkurre të djegur këtë vit në raport me totalin e sipërfaqes. Nga 28 mijë e 748 km2 territor, vendi ka humbur mbi 50 mijë hektarë si pasojë e zjarreve këtë vit, shifër kjo sa 1.9 për qind e totalit. Të dhënat nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje tregojnë se sipërfaqja e shkrumbuar deri më tani si pasojë e 93 zjarreve në pyje e kullota është më e madhja ndonjëherë. Maqedonia e Veriut është shteti i dytë në Ballkanin Perëndimor për sipërfaqen më të madhe të djegur nga zjarret këtë vit me gati 26 mijë hektarë. Më pas renditen Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova. Kjo e fundit...