Një biletë për Dinamo- Hajduk, ‘pason’ një biletë për në Portugali, Amorim ikën nga Laçi

Një biletë për Dinamo- Hajduk, ‘pason’ një biletë për në Portugali, Amorim ikën nga Laçi

U interesua për një biletë për të ndjekur këtë mbrëmje Dinamo- Hajduk Split në “Air Albania”, turi i tretë Liga e Konferencës por më pas zbulohet se trajneri portugez i Laçit Rui Amorim ndihmësi i tij Zhoao Redondo por dhe ai i portierëve Tiago Torkato janë larguar nga stoli i bardhezinjëve. Në fakt, burimi i lajmit vjen pikërisht nga Portugalia ku personat e interesuar për “biletën” e Amorim kanë lënë të nënkuptohet se tekniku 48 vjeçar me vetëm dy muaj si trajner i kurbinasëve, ka mbyllur punën e nisur. Sigurisht testet miqësore të cilat ai dhe skuadra nuk i morën më të mirën mund të kenë qënë thelbësore në këtë divorc të papritur mes palëve. Pritet që klubi bardhezi të dalë me një komunikatë për...