Si të shkosh 80 vjeç me kujtesën e një 50-vjeçari? Ja sekreti i ‘Super Ager’

Si të shkosh 80 vjeç me kujtesën e një 50-vjeçari? Ja sekreti i ‘Super Ager’

Ka njerëz që, edhe pasi kanë kaluar moshën 80 vjeç, e ruajnë kujtesën e tyre në nivelin e një 50-vjeçari. Shkenca i quan “Super Ager”, një kategori e rrallë e të moshuarve që duket sikur sfidojnë rregullat e plakjes së trurit. Ata janë aktivë, socialë, kureshtarë dhe mbajnë lidhje të forta shoqërore, duke shmangur vetminë dhe duke ushqyer marrëdhënie të shëndetshme. Studiuesit kanë zbuluar se truri i tyre duket se ka një “mburojë” ndaj rënies së funksioneve njohëse, duke ofruar shpresa të reja për parandalimin e demencës dhe sëmundjeve si Alzheimeri. Prej 25 vitesh, një ekip i Universitetit Northwestern në Çikago, i udhëhequr nga profesorja Sandra Weintraub, ka studiuar fenomenin e “Super Ager”. Përmes kërkimeve të gjata dhe analizave pas vdekjes, janë identifikuar dy mekanizma...