Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të enjten se ka ngritur dy aktakuza të ndara ndaj dy personave të dyshuar për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit. Në një njoftim për media, Prokuroria i identifikoi dy të akuzuarit vetëm me inicialet M.M. dhe A.B. Prokuroria i akuzon ata se kanë nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim midis grupeve fetare, si dhe kanë propaganduar ideologji ekstremiste fetare, sipas metodave të propagandës së Shtetit Islamik (ISIS). “M.M. ka bërë thirrje për masakra ndaj hebrenjve dhe të krishterëve, duke publikuar në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’, fotografi dhe video të personave të radikalizuar dhe duke shfaqur në publik thirrje për ekstremizëm fetar”, thuhet në aktakuzë. Ndërkohë, A.B, akuzohet se “ka bërë thirrje që të respektohen ligjet e...