Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama: 440 mijë hektarë u dogjën në Evropë brenda muajit gusht
Kryeministri Edi Rama thotë se vetëm në gusht janë djegur 440 mijë hektarë në territorin e Evropës dhe pjesa dërrmuese e tyre në territorit e Evropës jugore, pra në aksin midis Spanjës dhe Turqisë ku gjendemi edhe ne dhe bëhet fjalë për dyfishin e mesatares së llogaritur të 20 viteve të fundit. Në një bashkëbisedim live në rrjetet sociale me qytetarët, Rama mori shembullin e Spanjës dhe Turqisë që gjithashtu po vuajnë pasojat e zjarreve masive këtë verë të nxehtë. ”Spanja është një nga fuqitë më të mëdha të NATO-s, është një nga ekonomitë më të mëdha, është një nga shtetet më të fuqishme dhe është përballur me një situatë shumë të rëndë. Turqia ka 55 500 njerëz të evakuuar në këto momente që flasim....