Policia Kufitare Vlorë dhe Guardia di Finanza shpëtojnë dy shtetas që mbetën në det gjatë natës

Policia Kufitare Vlorë dhe Guardia di Finanza shpëtojnë dy shtetas që mbetën në det gjatë natës

Policia Kufitare e Vlorës, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, ka ndërhyrë me sukses për të ndihmuar dy shtetas që kishin mbetur në det gjatë natës, pas një defekti në mjetin e tyre lundrues. Pas marrjes së njoftimit për një skaf me dy persona në bord që kishte pësuar defekt brenda Gjirit të Vlorës, strukturat e Policisë Kufitare të SPK Triport organizuan menjëherë operacionin e ndihmës. Në koordinim me efektivët e Guardia di Finanza, mjeti u lokalizua në zonën e njohur si “Plazhi i Vjetër”. Pas ndërhyrjes, u bë e mundur riparimi i defektit dhe shoqërimi i skafit drejt stacionit më të afërt, në mënyrë të sigurt. Gjatë verifikimeve, rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk kishte me vete dokumentacionin përkatës për lundrim. Për këtë shkelje,...