Kremlini zbulon orarin e takimit Putin-Trump në Alaskë

Kremlini zbulon orarin e takimit Putin-Trump në Alaskë

Kremlini konfirmoi sot orarin e takimit të shumëpritur midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump në Alaskë, ku  bisedimet pritet të nisin nesër rreth orës 11:30 të mëngjesit  (21:30 me oren tonë). Lufta e Rusisë kundër Ukrainës do të jetë në krye të axhendës, sipas këshilltarit për politikën e jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov, të cituar nga agjencitë ruse të lajmeve. Trump dhe Putin do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp pas konsultimeve. Përveç Ushakovit në delegacionin e nivelit të lartë rus do të jenë ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, ministri  i Mbrojtjes Andrey Belousov, ministr i  Financave Anton Siluanov dhe kryenegociatori i Kremlinit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kirill Dmitriev. Takimi do të mbahet në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson...