Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Firmoset marrëveshja! Ankaraja do furnizojë Damaskun me armë dhe pajisje logjistike
Turqia do të ndihmojë Sirinë me armatime, pajisje logjistike dhe trajnime ushtarake, sipas një burimi nga Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, në kuadër të një marrëveshjeje të re bashkëpunimi ushtarak të firmosur mes dy vendeve. Nëpërmjet një memorandumi mirëkuptimi të arritur pas negociatave disamujore, Ankaraja dhe Damasku kanë hedhur hapin e parë drejt një marrëveshjeje më të gjerë në fushën ushtarake, që përfshin trajnimin e ushtrisë siriane, ndihmën për pajisje dhe ndarjen e informacionit dhe përvojës. “Memorandumi synon të koordinojë dhe planifikojë trajnime ushtarake, të ofrojë këshillim, ndarje informacioni dhe përvojash, si dhe sigurimin e pajisjeve ushtarake, sistemeve të armatimit, materialeve logjistike dhe shërbimeve të lidhura”, tha burimi i Ministrisë së Mbrojtjes, shkruajnë mediat e huaja. Turqia, anëtare e NATO-s, është shfaqur si një prej...