“Nuk ka asnjë forcë magjike që të ndalojë zjarret”/ Rama: Nga Spanja në Turqi, gjatë gushtit janë djegur 440 mijë hektarë! Avionët i kanë, por…

“Nuk ka asnjë forcë magjike që të ndalojë zjarret”/ Rama: Nga Spanja në Turqi, gjatë gushtit janë djegur 440 mijë hektarë! Avionët i kanë, por…

Edi Rama: Vijmë te një panoramë më e gjerë e kësaj situate. Në gusht, janë djegur 440 mijë hektarë në Europë, pjesa më dërrmuese në Europën Jugore, nga Spanja në Turqi. Bëhet fjalë për dyfishin e mesatares së llogaritur të 20 viteve të fundit. Këtë e them që të kuptohet një gjë. Ne mund të flasim shumë, ca mund të thonë duhen ca roje apo avionë më shumë. Por, po flasim për rajone të mëdha që janë përballur me situatë shumë të rëndë. Turqia ka 55.500 njerëz të evakuuar tani dhe dihet mirë se çfarë organizimi ka. Duhet një vëzhgim për të mos dalë menjëherë në konkluzione dhe për të kuptuar që ka gjëra që duhen bërë më shumë, por nuk ka asnjë forcë magjike...