Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Vetëm 1 km nga Erseka, fshati Dokollarë i harruar nga pushteti, banorët: Nuk ka investime
I ndodhur vetëm 1 kilometër larg qytetit të Ersekës, fshati Dokollarë është lënë në mëshirë të fatit. Mungesa e investimeve, sipas banorëve, ka sjellë largimin e njerëzve, ndërsa ujërat e zeza rrezikojnë shëndetin e tyre. Banorët shprehen të zhgënjyer, duke thënë se, edhe pse paguajnë rregullisht taksat, shërbimet minimale mungojnë. Kjo situatë ka sjellë edhe braktisjen e fshatit. Banorët e fshatit Dokollarë, vetëm një kilometër larg qytetit të Ersekës, thonë se fshati i tyre është lënë në harresë nga institucionet. Ata shprehen se mungesa e investimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në shpopullimin e zonës. Rruga e amortizuar është një nga problemet më të mëdha, që ka detyruar jo vetëm të rinjtë, por edhe të moshuarit të mendojnë largimin, shpesh drejt familjarëve të tyre në emigracion. Një...