Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Lirimi i hapësirave publike/ Policia Bashkiake e Matit ‘mësyn’ mbi biznesin e vogël, s’pyet për taksat e paguara
Aksioni për lirimin e hapësirave publike pas kryeqytetit dhe qyteteve të tjera të vendit, është zhvendosur drejt atyre më të vogla. Dhjetëra punonjës të Policisë Bashkiake në Burrel kanë mësyrë bizneset në qytet, ku u kanë kërkuar që të lirojnë hapësirat publike, pavarësisht se kanë paguar taksën për hapësirën e zënë në zyrat vendore të Bashkisë. Gjatë përballjes me biznesin e vogël, punonjësit e Policisë Bashkiake të Matit me arrogancë u kanë shkatërruar mallin, që tregtarët e kishin nxjerrë për ta shitur. Siç shihet dhe nga pamjet, të irrituar pronarët e bizneseve të vogla kanë lajmëruar inspektorët vendor se janë të rregullt me taksat, ndërsa këta të fundit kanë shpërfillur ligjet duke u kërkuar atyre të zhvendosin menjëherë materialet që kanë nxjerrë buzë trotuarit....