Takimi nesër/ Ish-shkruesi i fjalimeve të Putinit: Për të, Trump është një dhuratë nga qielli

Takimi nesër/ Ish-shkruesi i fjalimeve të Putinit: Për të, Trump është një dhuratë nga qielli

Donald Trump dhe Vladimir Putin SHBA- "Do t'ju habis, por për herë të parë nuk jam pesimist. Donald Trump është i aftë ta thyejë kokëfortësinë e Vladimir Putinit. Me përzierjen e tij karakteristike të kërcënimeve dhe lajkave, ai do të përpiqet ta bindë presidentin rus që 'të mos zhgënjejë një mik' dhe kështu ta ndalë disi luftën. Madje mund të ketë sukses." Këto janë ditë pune intensive për të gjithë ata që i kemi quajtur ekspertë, analistë, ose ndonjëherë vëzhgues të mirëinformuar gjatë katër viteve të fundit, qofshin besnikë ndaj Kremlinit apo kundërshtarë në mërgim. Kërkesa për intervista, veçanërisht nga media amerikane, oferta për të shkruar artikuj, kërkesa për deklarata të thjeshta - të gjitha simptoma të tërbimit të gushtit të shpërthyer pas njoftimit të...