“Vendi digjet, shteti krihet”, dy zyrtarë lokalë në Gramsh pozojnë para flakëve

“Vendi digjet, shteti krihet”, dy zyrtarë lokalë në Gramsh pozojnë para flakëve

Në një kohë kur qytetarët po përballen me humbje të mëdha dhe nevojë për ndihmë emergjente, dy zyrtarë lokalë në Gramsh, Besmira Qose, Drejtoreshë e Shëndetit Publik, dhe Albert Ceci, Nënprefekt i zonës, janë fotografuar pranë zonave të përfshira nga flakët në një mënyrë që ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik. Pamjet, të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale, i tregojnë ata në sfondin e zjarreve që kanë përfshirë qytetin, në një moment që është konsideruar i papërshtatshëm dhe pa ndjeshmëri për dramën që po përjetojnë banorët. Zjarret e ditëve të fundit kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi dhe kanë lënë pa strehë qindra familje. Në mes të kësaj situate të rënduar, shumë qytetarë janë ndjerë të fyer dhe të revoltuar nga prania dhe sjellja...