Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Zjarret në Shqipëri/ Rama: Po bëjmë inventarizimin, nuk do t’u lëmë vetëm
Edi Rama: Jam këtu për të ndarë me ju disa përshtypje dhe patjetër disa të dhëna lidhur me 48, 72 orët e fundit, të cilat ishin tejet të vështira për shkak të zjarreve që patën zhvillim më të madh sesa cdo herë tjetër më parë këtë moment. Në radhë të parë dua që t’ju shpreh ngushëllim kujt të humbi të afërmin e vet dhe t’ju shpreh gjithë solidaritetin atyre familjeve që faktikisht kanë humbur shtëpinë nga zjarri, tani që flasim janë 207 shtëpi të dëmtuara, të prekura nga zjarri por në këtë numër hyn 40 familje deri tani, të cilat e kanë humbur shtëpinë plotësisht. Dua t’i siguroj të gjithë qoftë familjet që kanë humbur shtëpinë plotësisht apo ata që kanë pësuar dëmtime se ne...