Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Banesa të djegura dhe bagëti të ngordhura/ Rama jep premtimin: Do riktheheni në shtëpi më të mira
“Jam këtu për të ndarë me ju disa përshtypje dhe disa të dhëna lidhur me 48-72 orët e fundit tejet të vështira për shkak të zjarreve. Janë 207 shtëpi të prekura nga zjarri, 40 prej të cilave e kanë humbur shtëpinë plotësisht. Ne po bëjmë sipas protokollit situatës inventarizimin e plotë dhe padiskutim siç ka ndodhur në të shkuarën, askush nuk do mbetet pa e parë në krahë shtetin për t’u rikthyer në shtëpi më të fortë. Do jenë dëmshpërblimet përkatëse edhe për krerët e humbur. Do të kompensohen një për një. Dua edhe njëherë të shpreh mirënjohjen dhe respektin përulësisht të gjithave forcave të angazhuara në terren”-tha Rama. Lajmi në përditësim…