Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
AKZM evidenton dëmet nga zjarri në Syrin e Kaltër: Rreth 31 hektarë sipërfaqe e djegur
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura Vlorë inspektuan sot Parkun Natyror “Syri i Kaltër” për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga zjarri i rënë ditët e fundit. Në një postim në rrjetet sociale AKZM tha se “në vlerësimin paraprak rezulton 30.66 ha e sipërfaqes së përshkruar apo të djegur brenda parkut”. Sipas AKZM-së, analiza e dëmeve dhe humbjeve nga zjarret në pyje dhe kullota është një nga masat e nevojshme për fazën e rimëkëmbjes. AKZM së bashku me stafin e AdZM Vlorë dhe struktura shtetërore janë angazhuar plotësisht për të rikthyer sigurinë tek komuniteti, subjektet në zonë dhe vizitorët e shumtë të parkut natyror. “Solidarizimi, bashkimi i përpjekjeve, rimëkëmbja psikologjike dhe emocionale, janë parimet që na udhëheqin...