Vajza e Xi Jinping shfaqet për herë të parë në darkën me Lukashenkon (por u fshinë të gjitha fotot), sinjal për Uashingtonin?

Vajza e Xi Jinping shfaqet për herë të parë në darkën me Lukashenkon (por u fshinë të gjitha fotot), sinjal për Uashingtonin?

Në Zhongnanhai, që është dhe qendra e fuqisë komuniste kineze në Pekin, u organizua një darkë pune. Në këtë darkë ishte i ftuar dhe presidenti bjellorus Aleksandr Lukashenko, i cili ka kryer pesëmbëdhjetë vizita shtetërore në Kinë. Siç shkruan Corriere Della Sera, në këtë darkë surprizë lideri kinez Xi Jinping bëri prezantimin e parë në publik të vajzës së tij, Xi Mingze, e cila për vite me radhë është mbajtur larg vëmendjes. Ngjarja ka ndodhur në fillim të verës dhe u raportua nga agjencia bjelloruse e lajmeve BelTA, e cila shkruante se në këtë mbrëmje Xi i tha Lukashenkos: “Miku im i dashur, marrëdhënia jonë është speciale, prandaj sot do të hamë si familje dhe për herë të parë vajza ime merr pjesë në një darkë me...