Zjarri shkrumboi bagëti e bletë, kafshët e ngordhura po groposen për të shmangur sëmundjet

Zjarri shkrumboi bagëti e bletë, kafshët e ngordhura po groposen për të shmangur sëmundjet

Vatrat e zjarrit që përfshinë bashkitë Delvinë, Finiq dhe Gramsh kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në blegtori, kullota dhe parcela me ullinj.Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka ngritur grupe pune për monitorimin e fermave dhe raportimin mbi gjendjen shëndetësore të kafshëve blegtorale në zonat e prekura nga zjarret. Nga të dhënat e deritanishme nga terreni, konstatohet se në total janë djegur 120 krerë të imta, 4 viça, 9 gjedhë, si dhe rreth 700 koshere bletësh. Situata më e rënduar është në bashkinë Delvinë, aty ku dëmet në blegtori janë më të mëdha. Paralelisht, edhe në disa fshatra të bashkisë Gramsh situata është shqetësuese. Konkretisht, fshatrat Skënderbegas, Arunas, Shëmbërdhenjë, Bletës dhe Kullollas.Dëme janë konstatuar edhe në djegien e qindra ha sipërfaqe toke...