“Rama dhe Balluku ndezin zjarrin e korrupsionit”/ Shqipëria digjet, PD shpërthen në akuza: Skemë e pastër përfitimi

“Rama dhe Balluku ndezin zjarrin e korrupsionit”/ Shqipëria digjet, PD shpërthen në akuza: Skemë e pastër përfitimi

Balliu e cilëson këtë jo thjesht një tragjedi natyrore, por një pasojë direkte të korrupsionit të qeverisë Rama, e cila sipas tij, ka braktisur qytetarët në mëshirë të fatit, ndërsa vetë merret me vjedhje dhe shpërndarje fondesh për interesa klienteliste. Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një deklaratë për mediat, ka reaguar ndaj situatës alarmante të zjarreve që kanë përfshirë Shqipërinë nga veriu në jug. “Ndërsa flakët shkrumbojnë pyje, fshatra, spitale dhe rrezikojnë jetën e njerëzve, ndërsa zjarrfikësit luftojnë pa mjete dhe pa mbështetje, qeveria vazhdon të vjedhë miliona euro me tendera të manipuluar”, – theksoi Balliu, duke denoncuar një rast konkret që sipas tij përfaqëson skemën tipike të kapjes së shtetit dhe shpërdorimit të fondeve publike. Deklarata e plotë për media:...