Zjarret/ Situata ende problematike, 29 vatra ende aktive

Zjarret/ Situata ende problematike, 29 vatra ende aktive

Situata e zjarreve në vend është më e stabilizuar, megjithatë mbeten aktive 29 vatra në disa qarqe të Shqipërisë. Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat operative kanë raportuar 57 vatra, ndërsa puna po vijon me intensitet për shuarjen e atyre që mbeten të ndezura. Njoftimi i Emergjencave Civile detajon situatën në qarqet kryesore të prekura: Bilanci i zjarreve sipas qarqeve Qarku Vlorë: Vazhdon puna në vatrën e zjarrit në Syrin e Kaltër, ku forca të shumta po operojnë në lartësitë e Malit të Sopotit. Aktive mbetet edhe vatra në fshatrat Pecë, Sirikat dhe Kardhikaq në Bashkinë Finiq, si dhe në Kuç, njësia administrative Horë-Vranisht. Në fshatin Brataj ka rënë një vatër e re, ku po punojnë zjarrfikësit. Qarku Dibër: Zjarri në Malin me Gropa të...