Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘Point of View’, urë krijuese mes artistëve shqiptarë dhe austriakë
Projekti artistik “Point of View” u zhvillua si pjesë e shkëmbimit kulturor ndërmjet Shqipërisë dhe Austrisë, një nismë që synon të forcojë lidhjet artistike ndërkombëtare dhe të promovojë krijimtarinë bashkëkohore. Organizuar nga platforma “Satellite Zone”, e njohur për mbështetjen e ndërveprimit ndërkulturor mes artistëve, ky projekt solli në vëmendje zëra të rinj dhe vizione origjinale nga skena artistike shqiptare. Dy artistet shqiptare, Inda Sele dhe Kristanja Çene, ishin pjesë e kësaj nisme, duke prezantuar punët e tyre përmes një qasjeje personale dhe eksperimentale. Veprat e tyre shpalosën perspektiva unike mbi realitetin, identitetin dhe përkatësinë kulturore, duke krijuar një hapësirë të hapur për dialog, reflektim dhe komunikim përmes artit. “Point of View” nuk ishte vetëm një ekspozitë apo shfaqje, por një takim krijues që theksoi fuqinë...