Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Humbëm gjithçka”/ Zjarret në Gramsh, banorët me sytë nga shteti: Jemi pa çati mbi kokë
Pasi kaluan rrezikun për jetën e tyre dhe të familjarëve, banorët e fshatrave të Gramshit që u shkrumbuan nga zjarret e dy ditëve të fundit tashmë janë me shpresën e ndihmës së shtetit. “Gjithçka patëm u shkrumbua dhe tashmë jemi pa çati mbi kokë, pa bagëti dhe pa bujqësi, që ishin burimi i vetëm i të ardhurave dhe produkteve ushqimore”. Ky është refreni që përsërit secili prej banorëve të pyetur në qendrat e strehimit të ngritura nga Bashkia e Gramshit, shkruan A2. Në fakt, mungesa e banesave dhe të ardhurave për të jetuar është një tjetër problematikë mjaft serioze për banorët, por edhe për pushtetin lokal dhe shtetin në përgjithësi, pas situatës emergjente të vendosjes nën kontroll të vatrave të zjarreve.