Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Mirënjohje për Forcat Komando”/Rama:U përballën me zjarrin në Delvinë e Gjirokastër
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e zjarreve në vend. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shpreh mirënjohje për forcat Komando, teksa thotë se janë një vlerë e shtuar “në pastrimin nga çdo vatër të të gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe Gjirokastrës”. “Një FALENDERIM i posaçëm me MIRËNJOHJE për Forcat Komando, të cilat gjatë gjithë natës deri në mëngjes u bënë një vlerë e shtuar në pastrimin nga çdo vatër të të gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe Gjirokastrës, 10km front zjarri që tanimë është qetësuar plotësisht”, shkruan Rama. Kujtojmë se Delvina u përfshi nga flakët e llahtarshme, të cilat rrethuan kodrat e qytetit. Disa herë është ndërhyrë nga ajri me dy helikopterë dhe disa banorë të rrezikuar nga...