Vatra aktive, por nën kontroll! Përmirësohet lehtë situata në Gramsh, fermerët e dëmtuar: Na kompensoni humbjet!

Vatra aktive, por nën kontroll! Përmirësohet lehtë situata në Gramsh, fermerët e dëmtuar: Na kompensoni humbjet!

Përmirësohet situata nga zjarret në Gramsh. Ndonëse ka patur disa vatra të reja në Njësinë Administrative Skënderbegas dhe Teqen e Dushkut, rreziku për përhapje të flakëve është më i vogël. Megjithatë problematike mbetet dendësia e lartë e pyllit në krahun lindor të fshatit Ërmenj, ç’ka u vështirëson ekipeve të emergjencave civile izolimin e vatrave aktive, e nëse nuk vihet në kontroll zjarri kalon ne territorin e Prefekturës Korçë. Edhe në Njësinë Administrative Kukur do duhet kryer ndërhyrja në mënyrë që zjarri të mos fitojë terren. Pra në total, në Gramsh janë katër vatra aktive zjarri. Nga ana tjetër, shqetësues është bilanci paraprak i zjarreve. “Sipas të dhënave zyrtare, deri tani janë djegur 42 banesa në Skënderbegas dhe fshatra të tjerë, si dhe 130 krerë bagëti...