Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vazhdon ‘lufta’ me flakët në Patra të Greqisë! Zjarret kthejnë në hi mbi 100 mijë hektarë pyje
Beteja e forcave të zjarrfikësve, banorëve dhe vullnetarëve me frontet e zjarrit vazhdon për të tretë ditë me ndihmën e mjeteve ajrore në shumë zona të Greqisë. Mëngjesi i së enjtes ka gjetur vatra zjarri të shpërndara në Ahaia pranë Patrës, situatë të përmirësuar në ishullin Hios dhe Filippiada, ndërsa po vendosen nën kontroll zjarret në Zakintho dhe Ilia të Peloponezit. Në Ahaia pranë Patrës pesë avionë dhe gjashtë helikopterë operojnë prej mëngjesit pasi zjarret janë ende aktivë dhe ka shpresa për fikjen e tyre deri pasdite, pasi erërat kanë rënë. Gjithashtu janë me shumë se 140 zjarrfikës që po përballojnë flakët në frontet e shumta , me 5 grupe këmbësorësh dhe 41 automjete. Dhjetëra banorë kanë braktisur shtëpitë e tyre pas urdhrit të organeve...