Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zjarre nga jugu në veri! Flakët në Korçë kalojnë në territorin grek, aktive prej shumë ditësh vatra në fshatin Xath
Vatra e zjarrit në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës po përparon më shumë drejt territorit grek, si pasojë e erës që po fryn sot. Një ekip me 40 forca dhe 9 mjete po punon që prej orëve të para për të mbajtur nën kontroll flakët. Po punojnë për të parandaluar përhapjen e perimetrit të zjarrit brenda kurorës zonë e mbrojtur. Zona paraqet edhe rrezikshmëri nga municionet, ndaj veprimet në terren janë shumë të kontrolluara. Jemi në komunikim e koordinim të veprimeve edhe me strukturat e palës greke. Vazhdon të jetë aktive zjarri në Zonën e Mbrojtur Balloll në Poliçan. Flakët po përhapen në drejtim të fshatit Plashnik i madh. Zjarri zhvillohet brenda pyllit në terren të vështirë dhe pritet edhe ndërhyrja nga ajri. Në...