Temperaturat ekstreme dhe zjarret prekin Evropës Jugore, Spanja dhe Greqia i kërkojnë ndihmë BE-së për avionë. Në Turqi shënohen 18 viktima

Temperaturat ekstreme dhe zjarret prekin Evropës Jugore, Spanja dhe Greqia i kërkojnë ndihmë BE-së për avionë. Në Turqi shënohen 18 viktima

Zjarret e forta të nxitura nga vala e të nxehtit, të cilat kanë vrarë tre persona në Spanjë gjatë ditëve të fundit, duke shkatërruar mijëra hektarë tokë dhe duke detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, janë një “paralajmërim i qartë” për ndikimin e emergjencës klimatike, ka thënë ministrja e Mjedisit të vendit. Duke folur të mërkurën në mëngjes, ndërsa zjarrfikësit në Spanjë, Greqi dhe vende të tjera mesdhetare vazhdonin të luftonin me dhjetëra vatra zjarri, Sara Aagesen tha se 14 zjarre janë ende aktive në shtatë rajone spanjolle. Aagesen tha se, ndonëse disa nga zjarret duket se janë shkaktuar qëllimisht, këto zjarre vdekjeprurëse janë një tregues i qartë i emergjencës klimatike dhe i nevojës për përgatitje e parandalim më të mirë.“Zjarret janë...