Si i zëvendësuan qentë fëmijët në Itali

Si i zëvendësuan qentë fëmijët në Itali

Nga Amy Kazmin - Financial Times/ Hoteli më i ri luksoz në aeroportin e Romës është krijuar si një oaz qetësie për klientët e tij. Dhomat, me ftohje nën dysheme, janë të mbushura me aroma vajrash esencialë si livando, çaji i gjelbër dhe mente, dhe secila ka një lulishte private. Hoteli ofron masazhe me arnikë, një kopsht të përbashkët ku klientët mund të socializohen, si dhe ekrane të mëdha për videotelefonata me të dashurit që ndodhen larg. Megjithatë, udhëtarët e lodhur nuk do të gjejnë ndihmë këtu. Me një kapacitet për 40 klientë gjatë natës, Dog Relais është një hotel aeroporti për qen, për pronarët e tyre në udhëtim, ekuipazhe avionësh, udhëtarë biznesi apo turistë, që kanë nevojë për një vend të sigurt për kafshët...