PD: Shqipëria digjet, Rama dhe Balluku ndezin zjarrin e korrupsionit. 1.1 milionë euro nga paratë e shqiptarëve në xhepat e miqve të pushtetit

PD: Shqipëria digjet, Rama dhe Balluku ndezin zjarrin e korrupsionit. 1.1 milionë euro nga paratë e shqiptarëve në xhepat e miqve të pushtetit

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një deklaratë për mediat, ka reaguar ndaj situatës alarmante të zjarreve që kanë përfshirë Shqipërinë nga veriu në jug. Balliu e cilëson këtë jo thjesht një tragjedi natyrore, por një pasojë direkte të korrupsionit të qeverisë Rama, e cila sipas tij, ka braktisur qytetarët në mëshirë të fatit, ndërsa vetë merret me vjedhje dhe shpërndarje fondesh për interesa klienteliste. “Ndërsa flakët shkrumbojnë pyje, fshatra, spitale dhe rrezikojnë jetën e njerëzve, ndërsa zjarrfikësit luftojnë pa mjete dhe pa mbështetje, qeveria vazhdon të vjedhë miliona euro me tendera të manipuluar”, – theksoi Balliu, duke denoncuar një rast konkret që sipas tij përfaqëson skemën tipike të kapjes së shtetit dhe shpërdorimit të fondeve publike. Deklarata e plotë për media:...