Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
24 vjet nga nënshkrimi i dokumentit më të rëndësishme politike në historinë e Maqedonisë së Veriut
24 vite më parë u nënshkrua Marrëveshja Kornizë e Ohrit, një nga dokumentet më të rëndësishme politike në historinë e Maqedonisë së Veriut që i dha fund kofliktit të armatosur të vitit 2001. Me Marrëveshjen historike të Ohrit mbështetur edhe nga ndërkombëtarët u vendos paqja dhe avancimi i të drejtave të qytetarëve e në veçanti të etnitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Dokumenti parashikoi ndryshime të thella kushtetuese dhe ligjore, duke garantuar përfaqësim të barabartë të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në institucionet shtetërore, përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në nivel qendror dhe lokal, si dhe decentralizimin e pushtetit. Edhe pse zbatimi i saj ka qenë shpesh objekt debati dhe kritikash, kjo marrëveshje mbetet shembull i zgjidhjes së krizave përmes dialogut dhe kompromisit politik. Mickovski :...