Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sistemi Europian: Flakët nuk ndalen, 50 mijë hektarë tokë digjen në 8 muajt e parë të 2025
Zjarret vijojnë të shkaktojnë dëme të mëdha në territorin shqiptar, me mbi 50 mijë hektarë tokë të djegur nga janari deri në gusht 2025. Të dhënat zyrtare janë publikuar nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), që monitoron ecurinë e flakëve në mbarë kontinentin. Sipas raportit, gjatë gjysmës së parë të vitit janë regjistruar 93 vatra zjarri, të cilat kanë shkatërruar një sipërfaqe të konsiderueshme toke, duke e tejkaluar shifrën e vitit të kaluar. Gjatë gjithë vitit 2024, u dogjën 46,600 hektarë tokë nga gjithsej 168 zjarre, ndërsa aktualisht, vetëm në 8 muajt e parë të vitit 2025, kjo shifër është kapërcyer. Sipas të dhënave, vitin më të rëndë për nga sipërfaqja e djegur e mban viti 2007, me 127 mijë hektarë...