Taksat vendore, tashmë në kohë reale në e-Albania

Taksat vendore, tashmë në kohë reale në e-Albania

Bizneset dhe qytetarët e Tiranës mund të kontrollojnë në kohë reale detyrimet e tyre vendore përmes shërbimit elektronik “Taksat dhe tarifat vendore – Bashkia Tiranë” në portalin unik qeveritar e-Albania. Deri më tani ky shërbim ishte i orientuar kryesisht për bizneset, por tashmë është zgjeruar edhe për qytetarët që zotërojnë njësi tregtare apo pasuri të tjera të përdorura për aktivitet ekonomik. Ky shërbim u jep mundësinë përdoruesve të kenë qasje të drejtpërdrejtë dhe në kohë reale mbi vlerën e përditësuar të detyrimeve të tyre vendore, përfshirë penalitetet për pagesat e vonuara. Nga taksa mbi ndërtesën, truallin dhe tokën bujqësore, deri te tarifa e pastrimit, taksa e tabelës apo shfrytëzimi i hapësirës publike çdo detyrim shfaqet i detajuar sipas vitit, shumës dhe këstit. Përveç transparencës mbi...