Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Mbrëmje e madhe për futbollin shqiptar, sot Dinamo dhe Egnatia kërkojnë të shkruajnë historinë
Futbolli shqiptar është sot në qendër të vëmendjes evropiane, teksa Egnatia dhe Dinamo City do të zbresin në fushë për ndeshjet e kthimit të turit të tretë të UEFA Conference League, me objektivin e madh për të siguruar një vend në fazën play-off të kompeticionit. Kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë një mundësi të artë për të shkruar një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e klubit. Pas barazimit pa gola 0-0 në ndeshjen e parë në “Stožice” të Ljubljanës, Egnatia ka avantazhin që ta mbyllë çështjen e kualifikimit para tifozëve të saj. Një fitore minimale do të mjaftonte për skuadrën e trajnerit Edlir Tetova, por ekipi pritet të hyjë në fushë me mentalitet sulmues për të mos rrezikuar surpriza. Atmosfera në Rrogozhinë pritet të...