Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Situatë kritike pas zjarreve në Gramsh/ 42 banesa të djegura, mbi 200 krerë bagëti të humbura dhe dhjetëra banorë të evakuuar
Situata e zjarreve në territorin e bashkisë Gramsh mbetet kritike dhe në zhvillim të vazhdueshëm, me përhapjen e flakëve drejt vatrave të reja që rrezikon seriozisht jetën, pronën dhe mjedisin. Pasditja dhe mbrëmja e kaluar kanë shënuar një përkeqësim, me vatra aktive të regjistruara në fshatin Ermenj, Njësia Administrative Skënderbegas, si dhe në zonën e Teqes së Dushkut. Zjarret po përhapen me shpejtësi për shkak të dendësisë së pyjeve dhe bimësisë së thatë, duke e bërë ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës jashtëzakonisht të vështirë.Sipas autoriteteve lokale, deri tani janë djegur 42 banesa në Skënderbegas dhe fshatra të tjerë përreth. Dëmet në gjënë e gjallë janë të mëdha:• 130 krerë bagëti të imta• 22 gjedhë• 1 thundrak• 80 koshere bletësh• Shumë shpendë dhe kafshë të tjera...