Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për ish-gruan e Feros, Arbenita Ismajli

Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për ish-gruan e Feros, Arbenita Ismajli

Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore. Sipas autoriteteve, Ismajli dyshohet se nuk ka zbatuar një vendim gjyqësor që i jepte ish-partnerit të saj, Feronit Shabani, të drejtën për takime të rregullta me vajzën e tyre. Prokuroria thotë se ajo ka larguar vajzën nga Kosova dhe ka qëndruar me të në disa shtete jashtë vendit që nga shtatori 2024, duke penguar kontaktin e babait me fëmijën. Më 10 korrik 2025, ndaj saj u ngrit aktakuzë për: Mbajtje e paautorizuar e fëmijës Mosrespektim të vendimit të gjykatës Ndërkohë, Prokuroria e Gjilanit ka ngritur aktakuzë edhe ndaj Feronit Shabanit, për: Dhunë në familje Ngacmim seksual Kanosje, të kryera ndaj Ismajlit gjatë periudhës qershor–tetor 2024. Gjykata ka...