“Situata është përmirësuar”, Rama për zjarret në vend: Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin

“Situata është përmirësuar”, Rama për zjarret në vend: Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale për situatën me zjarret në vend. Sipas tij, gjendja në vend duket e përmirësuar. Por po ashtu, Rama nuk la pa përmendur kritikat e marra nga qytetarët dhe nga rivalët politikë për shuarjen e flakëve, duke marrë edhe shembullin e vendeve të tjera. “MIRËMËNGJES dhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast; me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi, ju uroj një...