Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pas dy ditësh “beteje” qetësohen flakët në fshatrat e Gramshit, por vatrat mbeten aktive
Pas ditësh beteje me flakët, e sidomos gjatë dy ditëve të fundit, situata me zjarret në fshatrat e Gramshit këtë të enjte duket disi më e qetë. Të paktën vatrat nuk janë me intensitetin që sollën djegien tërësisht të 6 fshatrave dhe rrezikuan disa të tjerë. Gazetareja e A2 Belinda Ruçaj tregon se “nata ka qenë e vështirë për efektivët në terren”. “Fshati Ermenj ka pasur një situatë zjarri mbrëmjen e djeshme, por është vënë nën kontroll. Situata sot është më e qetë, por jo pa rrezik. Edhe intensiteti i erës ka rënë, duke ndihmuar ekipet zjarrfikëse”, tha gazetarja Belinda Ruçaj.