Propozimi Rusi-SHBA: Ukraina Lindore të qeveriset si Bregu Perëndimor

Propozimi Rusi-SHBA: Ukraina Lindore të qeveriset si Bregu Perëndimor

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë diskutuar një model për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. E gjitha ka të bëjë me një ngjashmëri totale me situatën në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Lajmi është bërë i ditur nga burime ekskluzive për median britanike The Times. Sipas këtij skenari, Rusia do të kishte kontroll ushtarak dhe ekonomik mbi Ukrainën e pushtuar nën organin e vet qeverisës, duke imituar sundimin de facto të Izraelit mbi territorin palestinez të marrë nga Jordania në vitin 1967, shkruan A2. Ideja u ngrit një javë më parë në diskutimet midis Steve Witkoff, të dërguarit të paqes të Presidentit Trump, dhe homologëve të tij rusë, sipas një burimi pranë këshillit të sigurisë kombëtare të SHBA-së. Witkoff, i cili është ngarkuar...