Pjatalarësi që themeloi kompaninë 4 trilionë dollarëshe, historia e CEO-s së Nvidia

Pjatalarësi që themeloi kompaninë 4 trilionë dollarëshe, historia e CEO-s së Nvidia

Kur Jensen Huang, shefi ekzekutiv 62-vjeçar i Nvidia shfaqet me xhaketën e lëkurës para një publiku, është e vështirë të përfytyrosh djaloshin imcak me flokë të errët në shkollën fillore që lante pjata e tualete në një shkollë me konvikt në Kentaki për fëmijët problematikë, ku kishte përfunduar gabimisht. I dërguar nga Azia në SHBA nga prindërit kur ishte 10 vjeç, bashkë me vëllanë dhe pa ditur asnjë fjalë anglisht, Huang u regjistrua në Oneida Baptist Institute nën kujdesin e të afërmve që besonin se ishte një shkollë prestigjioze dhe jo religjioze, shkruan Il Corriere della Sera. Ajo përvojë i mësoi durimin që ishte thelbësor për të përmbushur ëndrrën amerikane, një mundësi që tanimë politikat e Shtëpisë së Bardhë kërcënojnë ta tkurrin. Huang drejton sot kompaninë...