Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Leclerc: McLaren i këtij sezoni si Red Bull i dy viteve më parë, po e shkatërron konkurrencën
Pushimet verore të Formula 1 tradicionalisht janë koha për të bërë një bilanc të gjysmës së parë të sezonit. Dhe gota e Ferrari është padyshim më shumë bosh se sa plot. Ekipi i Maranello është i dyti në kampionatin e konstruktorëve, siç ishte në vitin 2024, por me një diferencë e madhe pas McLaren. “Kokëkuqja” nuk ka fituar një garë që nga tetori i vitit 2024 dhe padyshim shpreson ta fshijë atë zero bezdisëse sa më shpejt të jetë e mundur. Ai që ka folur për mediat është piloti monegask Charles Leclerc: “Do të thoja që Red Bull i vitit 2023 dhe McLaren i vitit 2025 janë në të njëjtin nivel”. “Janë dy ekipe që po bëjnë gjithçka shumë mirë, pa asnjë pikë të dobët,...