Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Pamjet që po bëjnë xhiron e botës! Greqia mes flakëve, njerëzit mbajnë kafshët në krah për t’i shpëtuar nga zjarret
Zjarret që kanë shpërthyer në Akaia, Prevezë, Kios dhe Kefalonia të Greqisë, po djegin zona pyjore e shtëpi, duke kërcënuar jetën e njerëzve dhe të kafshëve. Disa banorë luftojnë për të shpëtuar pronat, disa janë evakuuar, ndërsa disa të tjerë, përfshirë vullnetarë dhe zjarrfikësit po përpiqen mes tymit e flakëve të shpëtojnë kafshët e mbetura të izoluara. Banorët kanë shpëtuar bagëtitë e çdo gjë të gjallë duke i marrë në krah për t’i larguar nga zjarret. Fotot nga Akaia kanë bërë xhiron e botës. 48 orët e fundit kanë qenë një makth për Greqinë. Në Akaia kishte vatra të shumta zjarresh të shpërndara nëpër territor. Sipas mediave greke, aktualisht situata aty është nën kontroll. /vizionplus.tv