Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Delvinë/ Aktivizohet zjarri në fshatin Varfaj, dëm i jashtëzakonshëm nga flakët
Një vatër e vogël zjarri është aktivizuar mbi fshatin Varfaj. Zjarrfikësit dhe banorët e zonës kanë shkuar në këmbë për të kontrolluar flakët, ndërsa situata në të gjitha vatrat e tjera rreth Delvinës mbetet e qetë. Autoritetet njoftojnë se vlerësimi i dëmeve, i konsideruar i jashtëzakonshëm, do të marrë kohë. Forca të shumta mbeten në terren për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit dhe për të siguruar që situata të qëndrojë nën kontroll. Banorëve u është kërkuar të sinjalizojnë për çdo vatër të mundshme dhe vizitorët këshillohen të shmangin zonën dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale. Top Channel