Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dëmet nga zjarret, AKVMB: Rreth 130 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug të vendit
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve deklaron se ka ngritur grupet e punës për monitorimin e fermave dhe raportimin mbi gjendjen e shëndetit të kafshëve blegtorale në zonat e prekura nga zjarret në bashkitë Delvinë, Finiq dhe Gramsh. Në njoftimin për mediet, AKVMB ka publikuar të dhënat e deritanishme pas situatës së zjarreve që përfshiu këto tre bashki. Në fshatrat Tremul dhe Aliko të Njësisë Administrative Aliko në Bashkinë Finiq janë shkaktuar dëme në kullota dhe parcela me ullinj, por nuk ka humbje në bagëti. Fermerët janë udhëzuar për hapat që duhet të ndjekin në rast rreziku. Në Njësinë Administrative Dhivër, po në këtë bashki janë dëmtuar kullota dhe ullishte. Fermat që rrezikoheshin nga mungesa e ushqimit për bagëtitë u evakuuan në zona...