Deklaratat që Rama i ka harruar/ Kur ishte në opozitë akuzonte qeverinë për zjarret

Deklaratat që Rama i ka harruar/ Kur ishte në opozitë akuzonte qeverinë për zjarret

Ishte gushti i largët i 2012-ës. Vapë, njëlloj si tani 13 vjet më pas, por po njëlloj kishte edhe një situatë të rëndë nga zjarret që kishin shpërthyer nga të katër anët e vendit. Ajo që ishte ndryshe ishte se në qeveri ishte kryeministër Sali Berisha ndërsa kryetar i Partisë Socialiste në opozitë ishte Edi Rama. Sot duket si një rokadë nëse lë mënjanë gjithë ato zhvillime që kanë ndodhur midis. Më shumë se një dekadë më parë, kur dihet që edhe mundësitë ishin edhe më të pakta, kreu i opozitës akuzonte ashpër qeverinë për situatën. Edi Rama ndoshta harron, por interneti jo. Nga një kërkim që lapsi.al bëri online gjeti disa “cicërima” të Ramës në Twitter-in e asaj kohe ku shkruante se vetëm gjatë...