Rënia e Hasan Prishtinës, kolosit të kombit

Rënia e Hasan Prishtinës, kolosit të kombit

Më 13 gusht 1933, në Selanik, u shua në mënyrë tragjike një nga figurat më të shquara të historisë shqiptare, Hasan Prishtina. I lindur më 1873 në Vushtrri, ai do të bëhej një nga mendjet dhe zërat më të guximshëm të kohës, një burrë që ia kushtoi jetën idealit të lirisë dhe përparimit kombëtar. Hasan Prishtina nuk ishte thjesht një politikan apo një luftëtar, ai ishte një vizionar. Në Kuvendin e Junikut të vitit 1912, ishte ndër nismëtarët kryesorë të vendimeve që çuan drejt shpalljes së Pavarësisë. Programi i tij për zhvillimin e Shqipërisë, hartuar më 1921, mbetet edhe sot një dëshmi e mendimit të tij për një shtet modern, të arsimuar dhe të drejtë, përcjellë KultPlus. Në arenën politike, shpesh u gjend në përplasje...